Gjatë ditëve të ftohta të dimrit, divani dhe ushqimi mund t’ju duken shumë më komode sesa shkuarja në palestër, por pastaj vështirë se keni trup të mirë gjatë verës.
Trajneri personal Max Zeumer ka zbuluar disa këshilla se si ta rifitoni motivin dhe t’i vazhdoni ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.
Fillimisht duhet të argëtoheni në palestër. Në vend se ta shihni një palestër si një vend i dhimbjeve për ta arritur qëllimin e caktuar, përpiquni të bëheni më miqësor dhe të bëni aktivitete bashkë me tjerët.
“Ndoshta e gjeni një shok të ri të ngushtë, kjo më ka ndihmuar mua. Gjithmonë më pëlqen të ushtrohem me njerëz tjerë në palestër dhe kështu e shijoj më shumë palestrën”, thotë Zeumer.
Tjetra është të mos përpiqeni ta bëni çdo gjë përnjëherë. P.sh., sipas Zeumer, gabimi më i madh i individëve është kur përpiqen të bëjnë ushtrime fizike dhe të mbajnë dietë. Kjo është arsyeja se përse heqin dorë menjëherë.
Mënyra më e mirë për të shënuar sukses është duke zhvilluar shprehi pozitive të ushqimit dhe ushtrimeve fizike me kohën, dhe duke i vënë vetes qëllime të cilat shumë lehtë i arrini.
Dhe në fund, përqendrohuni në atë që dëshironi ta arrini, e jo duke gjetur arsyetime se përse duhet të hiqni dorë. /Telegrafi/