Site icon Telegrafi

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës i shpëtoi sulmit në Stamboll

Trajneri i portierëve i Përfaqësueses U-19 të Kosovës, Naser Prapashtica ishte në Aeroportin Ataturk në Stamboll gjatë sulmit terrorist, por ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

”Isha shumë afër vendit të shpërthimit, por falë Zotit shpëtuam. Jam mirë”, ka deklaruar Prapashtica, transmeton Gazeta Sheshi.

Sipas tij, gjendja në Turqi është alarmante, derisa paniku është i jashtëzakonshëm.

Raportohet për 28 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur nga ky sulm terrorist në njërin nga aeroportet më të frekuentuara në botë.

Exit mobile version