Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukic, ka folur pas barazimit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Skënderbeut.
Skënderbeu i Korçës nuk mundi të shkoj më shumë se një barazim pa gola 0-0 në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës ndaj Partizanit të Beogradit.
Nëse korçaret nuk i ka kënaqur ky rezultat, kështu nuk mund të themi edhe për mysafirët të cilët janë të kënaqur me rezultatin, por edhe me mikpritjen e bërë në ‘Elbasan Arena’
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim, sepse krijuam shumë raste”, ka thënë fillimisht Djukic pas ndeshjes.
“Jemi të kënaqur me mikpritjen dhe duam që këtë mikpritje tua bëjmë edhe ne në Beograd”.
“Duam të jemi po kaq mikpritës edhe, por me një rezultat tjetër”, shtoi ai.
“Grupi është pak a shumë i barabartë. Ndeshjet në vijim do të vendosin se kush do të kaloj në fazën tjetër dhe kush jo”.
“Unë besoj se do të kemi një ndihmë të madhe nga tifozët tanë në Beograd. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës”, përfundoi trajneri serb. /Telegrafi/