Telegrafi

Trajneri i Norwich Cityt, Farke: Mposhtëm shumë klube të mëdha për transferimin e Rashicës

Trajneri i klubi anglez Norwich City, Daniel Farke është shumë i kënaqur me marrëveshjen e tyre për transferimin e sulmuesin të Kosovës, Milot Rashica nga Werder Bremen.

24-vjeçari është nënshkrimi i tretë i verës i ‘Kanarinave’ në afatin e verës pasi transferuar Ben Gibson nga Burnley dhe Dimitrios Giannoulis nga PAOK, të cilët ishin të dy në huazim në klub sezonin e kaluar.

Rashica shënoi mbi 10 gola në të gjitha garat për ekipin gjerman në sezonin 2018-19 dhe 2019-20, por në sezonin e fundit u penalizua nga dëmtimet e shpeshta dhe gjeti rrjetën vetëm tre herë në kampionat.

Lexo po ashtu Rashica flet si lojtar i Norwichit: Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në Ligën Premier

Farke zbuloi se disa ‘klube të mëdha’ ishin të interesuar në sulmuesin e Kosovës dhe premtoi se Rashica është në gjendje të bëjë gjëra të jashtëzakonshme në sulm.

“Me Milotin kemi një lojtar shumë interesant dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundur ta sjellim atë në Norwich City”, ka thënë fillimisht Farke.

“Shumë klube të mëdha kanë qenë të interesuar në nënshkrimin e tij gjatë sezoneve të fundit dhe ai ishte shpesh i lidhur me një lëvizje të madhe parash”.

“Ai ka shënuar dhe asistuar shumë dhe megjithëse është i ri, ai ka luajtur shumë ndeshje në nivelin e lartë”.

Lexo po ashtu Norwich publikon fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Milot Rashicën

“Ai është një lojtar që mund të bëjë diçka të jashtëzakonshme në sulm. Ne gjithashtu morëm ndjesinë nga mosha, aftësia, potenciali dhe personaliteti i tij që ai do t’i përshtatet mjaft mirë grupit tonë. Shpresojmë që ai të përmirësojë lojën tonë sulmuese”.

“Ai mund të luajë në një numër pozicionesh, si një anësor, sulmues ose numër dhjetë. Ai është një lojtar mjaft i zhdërvjellët dhe jemi të lumtur që ishim në gjendje të sjellim një lojtar cilësor”, përfundoi trajneri i Norwichit. /Telegrafi/