Kaos total te klubi i Lirisë. Trajneri Ramiz Krasniqi është konfrontuar fizikisht anëtarin e bordit të klubit prizrenas, Mithat Belegu.
Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për gazetën nga trajneri prishtinas, që tregon në detaje atë se çfarë ndodhi.
“Është e vërtetë që kam pasur mosmarrëveshje me njërin nga anëtarët e kryesisë. Parimi im është që kryesia nuk mund të futet në fushë, kur unë kryej punën time”.
“I thash që të largohet ose të ulet në bankinë, ai ma ktheu me të keq dhe hyri në fushë. Mua nuk më mbeti asgjë tjetër pos ta largojë ekipin dhe ta ndërprejë stërvitjen”, deklaroi Krasniqi për “GazetaOlle.com”.
Gazeta ka kontaktuar edhe kryetarin e Lirisë, Mirsad Qollaku, i cili theksoi se është në dijeni për ngjarjen.
“Ka diçka të vërtetë, por nuk e di çfarë ka ndodhur saktësisht. Nesër kemi mbledhje dhe do ta mësoj ngjarjen në detaje”, theksoi Qollaku.
Pas 10 xhirove të para, Liria zë vendin e tetë me 12 pikë.