Borussia Dortmund thuhet se ka etiketuar trajnerin e njohur holandez, Erik ten Hag si pasues të mundshëm të turkut Nuri Sahin, i cili rrezikon shkarkimin.
Sipas Tuttomercatoëeb, Borussia Dortmund po mendon të ndahet me menaxherin e tyre aktual, Nuri Sahin, për shkak të rezultateve zhgënjyese.
Verdhezinjtë aktualisht janë në vendin e nëntë në Bundesligë, gjë që ka çuar në rritje të pakënaqësisë brenda klubit.
Ish-trajneri i Manchester United dhe Ajaxit, Erik ten Hag po konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm.
Marrëdhënia e tij e fortë me këshilltarin e Borussia Dortmundit, Matthias Sammer, shihet si një faktor kyç në interesin e klubit gjerman për holandezin.
Ten Hag ka përvojë të mëparshme në Gjermani, pasi ka drejtuar ekipin rezervë të Bayern Munichut nga 2013 deri në 2015, teksa ishte edhe ndihmës i Pep Guardiolës. /Telegrafi/