Telegrafi

Trajneri i Nigerisë merr vendim të prerë: Asnjë femër ruse në hotelin e skuadrës

Vendime nga më të ndryshmet merren nga trajnerët ne prag të kampionatit botëror të futbollit, i fundit ka ardhur nga trajneri i Nigerisë.

Gernot Rorh tha se lojtarëve i është dhënë urdhër i prerë, nuk lejohet asnjë takim me femrat ruse në hotelin ku ata janë akomoduar, ndërsa mund të takojnë vetëm familjarët e tyre.

Përjashtim në këtë urdhër të trajnerit bën vetëm kapiteni i skuadrës Obi Mikel, i cili është i martuar me një ruse.

“Lojtarët mund të takohen me familjarët e tyre, por jo me vajza ruse. Përveç kapitenit Mikel që e ka partneren ruse, të tjerët e kanë të ndaluar. Kështu do të përqendrohemi”, tha Gernot Rorh.

(Getty Images)

Ndërkohë këtë vendim të trajneri e ka përkrahur edhe kapiteni i kombëtares së Nigerisë, John Obi Mikel.

Ish-anëtari i Chelseat ka thënë se ky vendim mund t’i ndihmojë skuadrës së tij.

“Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej fazës së 1/16-tave. Të rinjtë duhet të përqendrohen dhe të ndërthuren me më të vjetrit”, tha kapiteni i skuadrës, i cili nuk preket nga ky vendim. /Telegrafi/