Telegrafi

Trajneri i Newcastle, Howe: Të gjithë besojmë në ‘top 4’

Newcastle United

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, këmbëngul se rruga e ekipit që ai drejton është përfundimi në katërshen e parë të Ligës Premier.

“Laraskat” do të takohet me Wolves të dielën në tentim për t’iu kthyer rezultateve pozitive pasi kanë humbur vendin e katërt dhe trajneri Howe ka treguar synimet e ekipit.

“Ekziston një besim se ne mund të fitojmë përsëri dhe ne duhet shumë shpejt për të përmbushur këtë qëllim”, ka thënë fillimisht Howe.

“Unë kurrë nuk kam qëndruar këtu dhe nuk kam folur për ne për sa i përket objektivave dhe katërshes së parë, por na kemi folur për atë që mund të arrijmë dhe cilësinë në grupin tonë dhe nuk do të ndryshoj tani”.

“Gjatë çdo sezoni ka momente të vështira dhe ka pjesë ku ju për ndonjë arsye nuk i fitoni ndeshjet që ndoshta duhet dhe ndonjëherë fitoni ndeshje që nuk duhet”.

“Ne jemi në të parën dhe këtu duhet të jesh i fortë mendërisht dhe të dish se do të ndryshojë”, përfundoi trajneri i Newcastle. /Telegrafi/