Përzgjedhësi i përfaqësueses së IRJ Maqedonisë, Igor Angelovski, ka bërë të ditur sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet që ky vend i luan ndaj Izraelit dhe Italisë më 6 dhe 9 tetor.
Në përbërjen e lojtarëve janë tre shqiptarë Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi nga Shkëndija e Tetovës dhe Ezgjan Aliovski, që luan për Luganon në Zvicër.
IRJ Maqedonia ka startuar me humbje kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” duke u mposhtur nga Shqipëria 2-1 në Shkodër.
Përfaqësuesja maqedone është nikoqire e Izraelit më 6 dhe e Italisë më 9 tetor.