Trajneri i Mallorcas, Luis Garcia Plaza, ka thënë se është i kënaqur me atë që po bën Vedat Muriqi prej zbarkimit të tij në La Liga.
Gjiganti shqiptar ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime në tre ndeshje me Mallorcan, duke u kthyer menjëherë si ylli i skuadrës.
Muriqi ishte vendimtar me dy asistime në fitoren prej 3-2 ndaj Athletic Bilbao të hënë në mbrëmje.
Trajneri Plaza ka thënë se Muriqi u jep mundësinë mesfushorëve të ekipit të më shumë lirshmëri në fushë.
“Tashmë në skuadër kemi (Vedat) Muriqin, i cili ka një profil shumë kualitativ”.
“Është i vendosur në veprime dhe kjo i jep mundësinë mesfushorëve pas tij të kenë më shumë lirshmëri në fushë për të shfrytëzuar hapësirat”.
“Muriqi është dominues në aspektin fizik dhe ka ndeshje kur ne luajmë me dy sulmues. Këtë e bëmë ndaj Cadiz dhe Bilbaos duke qenë se ato janë skuadra të cilat na lejojnë të luajmë me dy sulmues në qendër”, ka thënë Luis Garcia Plaza.
Muriqi e ka hedhur pas krahëve eksperiencën e hidhur me Lazion./Telegrafi/