Telegrafi

Trajneri i Lyonit, Rudi Garcia: Krenar me lojtarët e mi, fituam betejën taktike

Rudi Garcia (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

Rudi Garcia ka thënë se ndihet krenar me lojtarët e tij pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Manchester Cityt.

Lyoni ka arritur të befasojë të gjithë duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duke kaluar tutje.

Kjo fitore dhe ky kualifikim tutje e ka lumturuar trajnerin Garcia, i cili ka thënë se ndihet krenar me lojtarët e tij dhe do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.

Lexo po ashtu Fjalët e Guardiolas pas eliminimit të Man Cityt nga Lyoni në Ligën e Kampionëve

“Jam krenar për lojtarët e mi. Ne besonim në veten tonë. Ne e dinim që nuk ishim favorit dhe po luanim një ekip të lartë. Mbi të gjitha suksesi ynë ishte në frymën e ekipit tonë. Të gjithë kanë punuar për njëri-tjetrin dhe zëvendësuesit ndihmuan shumë”, ka thënë fillimisht Garcia pas ndeshjes.

“Moussa ishte i zhgënjyer që nuk filloi ndeshjen, por unë i thashë para ndeshjes se ai do të ishte shumë, shumë i rëndësishëm kur të hynte. U vendos nga zëvendësuesit si dy çerekfinalet e para”.

Lexo po ashtu De Bruyne pas eliminimit nga Lyoni: Kam nevojë të shkoj në shtëpi, nuk ishim mjaftueshëm të mirë

“Ne fituam betejën taktike ndaj Pep Guardiolas dhe Cityt, ndërsa zotëruam sistemin tonë të lojës”.

“Ende ka ndeshje për t’u luajtur dhe pengesa për t’i kapërcyer dhe ne do të përpiqemi t’i tejkalojmë ato”, përfundoi trajneri i Lyonit. /Telegrafi/