Trajneri i Lokomotiva Zagrebit, Goran Tomic, ka folur fjalë të mira për dy futbollistët shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, që luajnë në Kroaci.
Ai i ka bërë analizë stinorit vjeshtor duke u shprehur i lumtur për paraqitjet e futbollistëve të.
Ai është shprehur i impresionuar nga dyshja shqiptare, Lirim Kastrati (që është në vitin e tij të dytë te Lokomativa) dhe Myrto Uzuni që është në vitin e parë në Kroaci.
“Jam shumë i impresionuar me lojtarët e rinj. Kastrati dhe Uzuni kanë kaluar çdo pritshmëri të timen”.
“Gjithsesi, nuk është koha për eufori, por duhet të vazhdojmë me këto ritme”, ka thënë trajner 41-vjeçari.
Lokomotiva është në vendin e katërt me 31 pikë, pasi ka pësuar rënie në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, ku ka tri barazime dhe dy humbje. /Telegrafi/