Telegrafi

Trajneri i Llapit, Batatina: Fitore e madhe ndaj Prishtinës, duhet të kemi kujdes në ndeshjen kthyese

Llapi ka arritur fitore të madhe kundër Prishtinës në udhëtim në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës me rezultat 3-2.

Ahmed Januzi realizoi dy gola dhe një gol e shënoi Kushtrim Shabani. Golat për Prishtinën i shënuan Albin Prapashtica dhe Mërgim Pefqeli.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Realizuam gol në momentet më të mirat në minutat e parë dhe ai gol ishte i qetësisë. Pastaj ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm”.

“Është moskujdesi se si i pranuam dy gola në atë mënyrë të lehtë, kjo do të thotë qe duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjet e radhës”.

“E dimi që Prishtina ka luajtur një ndeshje të fortë kundër Ballkanit, kurse unë i kam ruajtur lojtarët dhe e kemi pasur freskinë në skuadër”.

“Prishtina ka pasur mundësi ta barazonte rezultatin në fund të ndeshjes, por me rendësi është që ia arritëm objektivit në këtë ndeshje”, ka thënë Batatina për ‘Art Sport’.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Zahir Pajaziti”. /Telegrafi/