Trajneri i Lille, Genesio: Zhegrova bëri ndeshje të madhe, punoi mirë në këto dy pozicione
Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur fjalë të mëdha për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Slavia Pragë, ku ylli kosovar shënoi edhe një gol. Lille fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, ku Edon Zhegrova realizoi një gol të bukur në minutën e 77-të, duke lënë në ‘gjumë’ dy mbrojtës për ta mposhtur pastaj portierin. Nën drejtimin e trajnerit francez, Zhegrova luajti për herë të parë nga fillimi i ndeshjes këtë edicion në krahun e djathtë të sulmit.
“Ai dha kontributin e tij në fazën e sulmit e po ashtu edhe të mbrojtjes. Këto janë dy pozicionet në të cilat ai punoi gjatë gjithë kohës me kërkesën time. E përgëzova për angazhimin në fund të ndeshjes. Angazhimi i tij u shpërblye me një gol të shkëlqyer. Ai luajti një ndeshje mjaft të kompletuar”, ka thënë Genesio pas ndeshjes.


