Site icon Telegrafi

Trajneri legjendar Pita është i gatshëm të rikthehet në skenën e Counter-Strike

(Foto: HLTV)

Faruk “pita⁠” Pita ka njoftuar synimin e tij për t’u rikthyer në skenën profesionale të Counter-Strike, si trajner.

Siç duket pita është i gatshëm të rikthehet në skenën profesionale pas një pushimi gati 1 vjeçar.

Ai u largua nga skena pas shuarjes së ekipit Dignitas, për shkak të lindjes së vajzës.

Pita është i njohur për karrierën e tij si trajner në ekipin NIP, të cilët i ndihmoi drejt fitores së titullit të ESL Cologne 2014.

“E vetmja gjë që dëshiroj është të garoj me një grup që ka ambicie të shkojë deri në fund”, tha Pita, duke u shprehur gjithashtu se është i hapur për ofertat nga të gjitha rajonet. /Telegarfi/

Exit mobile version