Site icon Telegrafi

Trajneri i Imperial, peacemaker do të largohet nga ekipi

(Foto: HLTV)

Pasi u përfol se nga ekipi do të largohet veterani ‘fnx’, tani siç duket nga ekipi brazilian i legjendave është duke u larguar edhe trajneri i ekipit Luis “⁠peacemaker⁠” Tadeu.

Ky lajm vjen pas një raporti të javës së kaluar që deklaroi se Lincoln ‘fnx’ Lau, ishte duke u larguar nga formacioni, me kapitenin e MIBR Marcelo ‘chelo’ Cespedes qw ishte kandidati kryesor për ta zëvendësuar.

Në krye të detyrës ‘peacemaker’ e ndihmoi ekipin Imperial të kualifikohej për në PGL Antwerp Major, edhe pse nuk ishte në gjendje të merrte pjesë vetë në Antwerp Major për shkak të një pezullimi të përkohshëm nga ESIC, si rezultat i përdorimit të variantit të lëvizjes së lirë të defektit të trajnerit.

Ky është formacioni i mundshëm i Imperial pas të dy daljeve të raportuara:

Gabriel “FalleN” Toledo
Fernando “⁠fer⁠” Alvarenga
Ricardo “⁠boltz” Prass
Vinicius “⁠VINI” Figueiredo

/Telegrafi/

Exit mobile version