Telegrafi

Trajneri i Hungarisë, Rossi: Ekipi im luajti një ndeshje jashtëzakonisht të mirë taktike ndaj Francës

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi ka thënë se është i lumtur me ekipin e tij pas barazimit të madh ndaj Kombëtares së Francës.

Hungaria mori një barazim të madh 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ të Budapestit në kuadër të Grupit F në Euro 2020.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Attila Fiola (45+) për Hungarinë dhe Antoine Griezmann (66’) për Francën.

Lexo po ashtu Franca zhgënjen ndaj Hungarisë, nuk arrin më shumë se një barazim

Ky barazim e ka bërë të lumtur trajneri e Hungarisë, Rossi, i cili gjithë suksesin ia ka atribuuar lojtarëve të tij.

“Skuadra ime luajti një ndeshje jashtëzakonisht të mirë taktike dhe e zhvilloi lojën me guximin dhe zemrën e duhur. Unë vetëm mund t’i falënderoj ata”, ka thënë fillimisht Rossi pas ndeshjes.

“Në ditët e sotme, shumë trajnerë janë të bindur se ekipi fiton për shkak të taktikave të trajnerit. Ata janë gabim. Lojtarët janë gjithmonë personazhet kryesorë. Sot ata u paraqiten shkëlqyeshëm. Ishte e paimagjinueshme”.

“E dinim se do të kishte momente të vështira gjatë ndeshjes, kur gjërat nuk shkuan siç dëshironim, por ne po punojmë për t’i përballuar ato”.

Lexo po ashtu Deschamps pas barazimit: Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin – Hungaria bëri ndeshjen e jetës

“Ne kemi lojtarë të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë fortë çdo ditë për të përmirësuar veten. Kemi kufijtë tanë, por me të vërtetë rritet për të ardhmen”.

“Kur u takova për herë të parë me skuadrën, u thashë djemve se kushdo që është në ekipin kombëtar duhet të jap më të mirën. Zemra është gjëja më e rëndësishme në futboll”, përfundoi trajneri i Hungarisë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >