Telegrafi

Trajneri i Hungarisë e krahasoi shpejtësinë e Jamesit me atë të Boltit, transferimi i ri i Unitedit befason të gjithë

Transferimi i ri i Manchester Unitedit, Daniel James, njihet si një lojtar shumë i shpejt dhe trajneri i kombëtares së Hungarisë e ka krahasuar atë me legjendën e vrapimit Usain Bolt.

Unitedi ka dështuar në sezonin e fundit në Ligën Premier duke përfunduar në vendin e gjashtë në kampionat.

Ky dështim ka bërë që klubi të mendoj revolucionin duke larguar shumë emra dhe duke transferuar lojtar të rinj në Old Trafford.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri me gjashtë ndryshime - Vjen Griezmann dhe Koulibaly, largohen Pogba e De Gea

Alexis Sanchez, Paul Pogba dhe David de Gea pritet të largohen, ndërsa Bruno Fernandes, Harry Maguire dhe Antoine Griezmann pritet të vijnë.

Lojtari i vetëm i transferuar deri më tani te Unitedi është Daniel James, i cili erdhi nga Swansea City pas shkëlqimit në Championship.

James gjatë ndeshjes me Hungarinë

Trajneri i Hungarisë e kishte krahasuar Jamesin me Boltin, duke thënë: “Shpejtësia e tij ma përkujton Usain Boltin – të jesh aq shpejt sa ai është me të vërtetë e pabesueshme”.

Dhe tani tifozët e Unitedit janë bindur shpejt me fjalët e trajnerit të Hungarisë.

Kjo pasi James ka dhuruar një sprint të shpejt në ndeshjen Uells-Hungari, gjatë një aksioni, duke lënë shumë pas një lojtar kundërshtar që e ndiqte nga pas. /Telegrafi/