Lutz Lindemann ka gjasa të mëdha të drejtojë FC Prishtinën vetëm edhe në derbin me Feronikelin.
Rezultatet e luhatshme, loja jobindëse dhe gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, kanë bërë që gjermani të rikthehet në postin e drejtorit sportiv, mëson Gazeta Olle.
Po ashtu, edhe lojtarët nuk janë edhe aq të kënaqur me Lindemannin, prandaj kryesia ka nisur të mendojë për pasardhësin e tij.
Ndryshe, Prishtina gjendet në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.