Site icon Telegrafi

Trajneri i Gentit frikësohet nga ‘Ballistët’ në ndeshjen kthyese

Ish-kampionët e Belgjikës, Gent kanë arritur ta mposhtin skuadrën shqiptare Shkëndijën në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës.

Belgët shënuan fitore minimale me rezultat 2:1, rezultat që i jep shpresa Shkëndijës për një kualifikim në grupet e Ligës së Evropës.

Trajneri i Gentit Fonda Haz Buruiska ka thënë se ishte rezultat i mirë për skuadrën e tij por që nuk duhet nënvlerësuar Shkëndija.

“Rezultat i mirë për neve. Gol i rëndësishëm për ne. Ata janë në element. Janë ekip i mirë por ne luajtëm më mirë. Nuk mundet të nënvlerësojmë Shkëndijën. Mbrojtja jonë në fillim nuk ishte e mirë. Do të shkojmë më tej. Fati ishte me ne”, tha Buruiska që ka disa fjalë edhe për ‘Ballistët’.

“E di që ndeshja në Shkup do të jetë e rëndë se atje janë ‘Ballistat’, një grup i mrekullueshëm por ne do ta kalojmë këtë fazë”, deklaroi trajneri i Gentit. /Telegrafi/

Exit mobile version