Trajneri i Fernecvarosit, Peter Stoger, ka thënë pas fitores së ekipit të tij se Prishtina ishte e organizuar.
Ferencvaros fitoi me rezultat 3-0, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë.
“Me siguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës”.
“Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”.
“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, ka thënë trajneri austriak i Ferencvaros.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/