Site icon Telegrafi

Trajneri i ekipit Monte nuk do të jetë pjesë e turneut Major të CS:GO për shkak të luftës në Ukrainë

Sergey “⁠lmbt⁠” Bezhanov  nuk do të jetë në gjendje të udhëtoj në Francë për shkak të rregulloreve të luftës në Ukrainë.

Trajneri ukrainas ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në BLAST.tv Paris Major me Monte për shkak të “rregullave të reja” në Ukrainë, të cilat e pengojnë atë të largohet nga vendi.

Burrat e moshës 18-60 vjeç nuk janë lejuar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar, por përjashtimet për të marrë leje për të kaluar kufirin ishin më të lehta për t’u marrë, tani, rregullore më të rrepta janë në fuqi, tha trajneri për HLTV.

Si rezultat i kësaj skuadra Monte do të duhet të garojnë në Paris pa trajner.

Monte janë pjesë e fazës ‘Challengers Stage’ dhe ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit FaZe, me datën 8 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version