Site icon Telegrafi

Trajneri i Dritës, Nuhiu: Nuk trembemi ndaj Legias, e dimë më kë luajmë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Legia Varshavën në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Nuhiu u pyet se ka luajtur rol eliminimi nga Liga e Kampionëve shkaku i rasteve me COVID-19, ndërsa tekniku shkupjan u përgjigj se ajo pjesë është harruar.

“Ne shpejt e harruam diskualifikimin nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Ne tashmë kemi luajtur një ndeshje me Sileksin, në të cilën u treguam shumë mirë, kështu që diskualifikimi nuk pati ndikim negativ tek ne”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

Nuhiu tutje shtoi se nuk i frikësohen Legias edhe pse kanë skuadër të fortë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”.

Në fund Nuhiu u pyet se cilin lojtarë do ta merrja nga Legia te Drita, ai tha se brazilianin Luquinhas dhe talenti Michal Karbownik janë më të spikaturit sipas tij.

“Nëse mund të marr një lojtar nga Legia, do të ishte Luquinhas, gjithashtu keni një lojtarë shumë të talentuar si Karboënik. I gjithë ekipi është me cilësi të lartë, por unë do t’i vlerësoja këto dy si më të spikaturit”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/

Exit mobile version