Akis Vavalis është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen që treguan lojtarët e Dritës ndaj Viktoria Plzenit.
Skuadra gjilanase u eliminua nga Liga e Konferencës, pas humbjes 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por, trajneri i tyre ka thënë pas ndeshje se ata kanë bërë një paraqitje të mirë, por humbja është pjesë e lojës.
“Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin, pasi kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë”, ka thënë fillimisht Vavalis.
“Në ndeshjen e dytë kemi luajtur mirë, pasi Plzeni nuk ka krijuar më shumë se tri raste. Kështu që, mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë dhe jam shumë krenar me atë që kemi treguar në këto dy ndeshje”.
“Në e kemi dëshmuar se mund të luajmë futboll edhe kundër ekipeve të mëdha”, ka shtuar më tej trajneri i Dritës. /Telegrafi/