Site icon Telegrafi

Trajneri i Cluj, Petrescu: Krasniqi do të largohet në verë, ai mund të luajë kudo

Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, ka folur për Ermal Krasniqin pas barazimit pa gola ndaj Lazios, ku skuadra e tij u eliminua nga Liga e Konferencës.

Petrescu ka veçuar lartë paraqitjen e Krasniqit dhe ka dhënë sinjale se ai mund të largohet që në afatin kalimtar të verës, pasi që është i gatshëm të luajë kudo.

“Krasniqi është lojtar shumë i mirë. Ai është në një nivel tjetër. Nuk mendoj se na ka mbetur edhe shumë kohë për ta stërvitur atë, sepse brenda 2-3 muajsh, ai mund të largohet. Nëse do të shënonte sot, ai do të largohej sot”.

“Krasniqi mund të luajë kudo, në çfarëdo ekipi, pa ndonjë problem. Nëse do ta kishim stadiumin plot si sot me atmosferë të tillë, do të ishim të frikshëm”.

Lexo po ashtu Shkëlqeu ndaj Lazios në Ligën e Konferencës, pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë Clujin për Ermal Krasniqin

“Kur luan me Lazion, të gjithë lojtarët e tejkalojnë veten. Do të jetë shumë e vështirë ta përsëritim një ndeshje të tillë në kampionat”, ka thënë Dan Petrescu.

Lazio kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm, 1-0. /Telegrafi/

 

Exit mobile version