Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, ka thënë se Ballkani është paraqitur mirë, ashtu siç e ka pritur, ndërsa ka shtuar se as Slavia dhe Sivasspori nuk do ta kenë të lehtë kundër kampionit të Kosovës.
Ballkani e Cluji kanë barazuar me rezultat 1-1 të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.
“Është vështirë të luhet në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Kemi luajtur me kampionin dhe kur luan me kampionin, luan me ekip me mentalitet”.
“Ballkani është ekip i mirë, me trajner të mirë. Ballkani ka pasur posedimin, por ne kemi pasur më shumë raste”.
“I kam parë tetë ndeshje të Ballkanit dhe e njoh shumë mirë. Sipas mendimit tim, Ballkani këtu nuk do të humb ndeshje”.
“As nga Slavia, as nga Sivasspori. Edhe Ballkani ka shanse për ta kaluar grupin, njëjtë si ne”, ka thënë Petrescu. /Telegrafi/