Telegrafi

Trajneri i Bristol Cityt ka porositur verë 450 funte nga Portugalia për Jose Mourinhon

Menaxheri i Bristol Cityt, Lee Johnson, ka shpenzuar plot 450 funte për një shishe të verës të cilën e ka porositur nga Portugalia, të cilën shpreson ta ndajë me Jose Mourinhon në çerekfinalen e Carabao Cup.

Skuadra nga Championshipi anglez e pret Untiedin në Ashton Gate të mërkurën mbrëma.

Dhe, pavarësisht rezultatit Johnson shpreson se mund ta shijojë verën e shtrenjtë me Mourinhon, e cila duhet të servohet nga një specialist.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

“Kam shpenzuar 450 funte për një shishe verë”.

“E kam porositur dhe ka ardhur special nga Portugalia. Ne kemi bërë analizën dhe kemi kuptuar se Mourinho pëlqen këtë verë e cila duhet të servohet nga një ekspert”.

“Kështu, shpresoj që ai të vijë dhe të ketë një bisedë të shkurtër për mua dhe do të provoj që ta dekoncentroj për pesë ose 10 minuta”, deklaroi Johnson.

Bristol City është në formë të lartë, pasi ekipi është në pozitën e tretë të Championshipit anglez.

Për të arritur në këtë fazë të Kupës, Bristoli ka mposhtur Watfordin, Stoken, Crystal Palacen dhe Plymouthin.

/Telegrafi/