Telegrafi

Trajneri i Brightonit, Potter zbulon planet për Andi Zeqirin

Trajneri i Brightonit, Graham Potter ka folur për sulmuesin shqiptar, Andi Zeqiri, për të cilin ka thënë se është në planet e tij.

Sulmuesi nga Kosova, Andi Zeqiri u transferua në verë nga Loussane te Brighton dhe ky transferim u cilësua i madh.

Megjithatë, Zeqiri nuk ka arritur të debutojë ende me klubin nga Liga Premier, ndërsa vetëm së fundmi u grumbullua me ekipi në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Andi Zeqirit si lojtar i Brighton: Shpresoj të lërë shenjë në Angli

Për lojën e tij dhe planet rreth Zeqirit ka folur trajneri i Brigtonit, Potter, i cili e ka vlerësuar lartë talentin e shqiptarit.

“Ai ka bërë një përshtypje vërtet pozitive. Është një lojtar sulmues që mund të luajë në shumë pozicione përtej vijës”, ka thënë fillimisht Potter.

“Reagimet e tij janë me të vërtetë të mira, ai është i drejtpërdrejtë dhe është gjithashtu i aftë teknikisht”.

Lexo po ashtu Përse nuk erdhi Andi Zeqiri te Kosova – Agim Ademi e sqaron situatën që u krijua me lojtarin

“Personaliteti i tij na ka bërë vërtet përshtypje. Duket sikur ai e shijon futbollin e tij dhe ai luan me një buzëqeshje në fytyrë”.

“Ai luan me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe mendoj se ai ka bërë një përshtypje vërtet të fortë”, përfundoi trajneri i Brightonit. /Telegrafi/