Telegrafi

Trajneri i Brazilit publikon listën për ndeshjet kualifikuese, befason me ftesat e dy futbollistëve (Foto)

Tite ka emëruar skuadrën për dy ndeshjen e ardhshme kualifikuese, që Brazili i luan ndaj Uruguait dhe Paraguait.

Brazili do të luaj në fund të muajit mars edhe dy ndeshje kualifikuese në kuadër të Kupës së Botës 2018.

Kombëtarja braziliane do të luaj një ndeshje si mysafirë i Uruguait dhe tjetrën ndaj Paraguait, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ronaldo zbulon arsyen pas stilin të famshëm të flokëve në Kupën e Botës 2002

Ndeshja e parë e Brazilit do të luhet me datë 24 marsë nga ora 24:00, teksa ndeshja e dytë në mëngjesin e 29 marsit nga ora 02:45.

Trajneri i ‘Selecaos’ e ka përpiluar listën prej 22 futbollistëve, ku nuk vërehet ndonjë befasi e madhe, përveç ajo e sulmuesit 31 vjeçar, Diego Souza dhe mesfushorit Giuliano. .

‘Selecao’ edhe kësaj radhe do të ketë shpresat të senatorët e skuadrës si: Neymar, Miranda, Thiago Silva, Philippe Coutinho dhe Dani Alves. /Telegrafi/

Emra më pak të njohur janë edhe Fagner dhe Giuliano