Boshnjaku Amir Alagiq, ka drejtuar senacën stërvitore të premten me lojtarët e Lirisë.
‘Është kamp tre ditor, ku kemi mbledhur futbollistët, qëllimi është njohja e Alagiqit me potencialin që kemi, qëllimet dhe objektivat e klubit. Për këtë edhe kemi organizuar këtë mini kamp tre ditor, pas të cilit situata do të qartësohet’, ka thënë Mirsad Çollaku, kryetar, transmeton Gazeta Sheshi.
Bordi pas kësaj kohe do të vendosë për të ardhemen e trajnerit që me gjasë do të drejtojë Lirinë, në edicionin e ri.
Ai, ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, ku ka punuar në Australi, Suedi, Arabi Saudite, Burne (ka drejtuar seleksionin), Werder Bremen, asistent si dhe ka drejtuar U-21 të Bosnjës e Hercegovinës.
Liria krahas lojtarëve që ka, e me të ciëlt do të vazhdojë kontratat, është edhe në kërkim të 3-4 futbollistëve cilësorë, që pritet të jenë bërthama e skuadrës në edicionin e ri.