Telegrafi

Trajneri i Belgjikës, Martinez: Jemi një grup më i fortë tani, gati për Japoninë

Roberto Martinez (Getty Images)

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur pas fitores ndaj Anglisë.  

Belgjika ka arritur të fitojë ndeshjen e tretë të Grupit G ndaj Anglisë me rezultat 1-0.

Kjo fitore bëri që belgët të kualifikohet nga vendi i parë i grupit, ndërsa në 16-tën do të ndeshen me Japoninë.

Lexo po ashtu Belgjika mposht Anglinë me golin e Januzajt, belgët kalojnë grupin nga vendi i parë

Fitorja ndaj Anglisë e ka lënë të kënaqur trajnerin Martinez, i cili ka thënë se janë gati për ndeshjen e radhës ndaj samurajëve.

Martinez beson në Belgjikën e tij (Getty Images)

“Fitorja është si shkas i një konsekuencë e një paraqitje shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Martinez pas ndeshjes.

“Ju nuk mund ta planifikoni skenarin ideal, keni parë që kombëtare të mëdha tashmë janë eliminuar”.

Lexo po ashtu Angli 0-1 Belgjikë, nota e Januzajt dhe të tjerëve

“Ne duhet të shikojmë veten, ne jemi një grup më i fortë se sa ishim para ndeshjes”.

“Tani ne do të jemi përballë Japonisë, duhet të jemi gati për këtë”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/