Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick është duke u lidhur me stolin e klubit anglez, Manchester United.
Flick është në bisedime të reja për kontratën e re afatgjate me Bayernin pasi ringjalli sezonin e tyre pas ardhjes në klub si pasues i të shkarkuarit Niko Kovac.
Ringjallja e Bavarezëve në Bundesliga, por edhe në Ligën e Kampionëve, ku është gati të eliminojë Chelsean dhe të kalojë në çerekfinale, ka bërë që Flick të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha.
Në javën e kaluar doli lajmi i parë që klubet e Ligën Premier kanë shprehur tashmë interesim për Flick.
Sipas gazetës gjermane Bild, klubi i interesuar për Flick është Unitedi, i cili tashmë e ka kontaktuar trajnerin gjerman.
Sidoqoftë, Bavarezët kanë besim se Flick do të zgjasë kontratën dhe do të mbetet trajner i tyre edhe në të ardhmen.
E vetmja pengesë është insistimi i Flick që ai të lejohet të zgjedhë stafin e tij stërvitor dhe shëndetësor. /Telegrafi/