Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.
Trajneri malazez i Bashkimit, Dragan Radovic, në prononcimin e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Kozuvit në BIBL ka thënë se fitorja për Bashkimin ka qenë jetike ashtu që të mbeten në garë për fazën e dytë.
“Shumë fitore me rëndësi për skuadrën tonë dhe tani vazhdojmë të mbetemi në garë për fazën e dytë të garave”.
“Mendoj se kemi luajtur një pjesë të parë të shkëlqyer, me ritëm të mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, por nuk kemi arritur të shënojmë disa pikë nga mundësitë e mëdha, që na vështirësoi punët në pjesë të dytë. Sidoqoftë, i uroj lojtarët për fitoren”, ka thënë Radovic pas fitores së parë të tij këtë stinor në BIBL me Bashkimin.