Site icon Telegrafi

Trajneri i Bad News Eagles fitoi Majorin e parë të CS:GO, tani në garë për ta fituar edhe të fundit

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles sapo kanë siguruar pjesëmarrjen në BLAST Paris Major nën udhëheqjen e trajnerit suedez Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg.

Edhe pse u përballën me njërën nga skuadrat më të mira në histori të CS:GO, ekipi Bad News Eagles arritën që të fitojnë me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Në një intervistë për BLAST pas ndeshjes, trajneri i ekipit shqiptar Devilwalk i emocionuar foli rreth fitores ndaj ekipit FaZe, ku tha se është një ndjenjë e papërshkrueshme për ta mposhtur një ekipi si FaZe me rezultat 2-0.

Devilwalk ishte fitues i Majorit të parë të CS:GO, së bashku me ekipin fnatic në vitin 2013.

Duke e ditur se ky do të jetë Majori i fundit i video-lojës CS:GO, pasi loja do të kaloj në një version tjetër të quajtur Counter-Strike 2, a do të mundet Devilwalk së bashku me ekipin Bad News Eagles të dalin fitues të këtij Majori.

Ky është Majori i parë i ekipit shqiptar me trajnerin suedez Devilwalk, dhe vlen të theksohet se po vazhdojnë të garojnë ndaj skuadrave më të mira të botës pa qenë pjesë e ndonjë organizate.

Majori i këtij viti do të mbahet në Paris, dhe do të ndaj çmime në vlerë 1.2 milion dollarë për skuadrat pjesëmarrëse. /Telegrafi/

Exit mobile version