Telegrafi

Trajneri i Argjentinës goditet nga një shishe prej tribunave

Jorge Sampaoli u godit nga një shishe prej tribunave, Foto: Canal26

Trajneri i Argjentinës pati mbrëmjen më të tmerrshme në pozitën e udhëheqësit të ekipit kombëtar.

Jorge Sampaoli pos që futi ekipin e gabuar në fushë, së paku kështu tregoi rezultati, nuk pati reagim të mirë për të edhe nga publiku.

Me të përfunduar takimi Sampaoli u godit prej tribunave nga tifozët argjentians në shenjë pakënaqësie, gjithnjë sipas raportimeve të mediave argjentinase.

Mediumi Canal 26 konfirmon se tekniku ishte goditur nga një shishe dhe nuk është ndjerë mirë pas përfundimit të takimit.

Momenti i goditjes nga Luka Modric, Foto: Getty Images

Jo vetëm rezultati i thellë prej 3-0, por si duket edhe shishja ka prishur disponimin e Sampaolit pas takimit.

Argjentina gjendet buzë eliminimit dhe pakënaqësia e tifozëve argjentinas është e drejtë pasi që ekipi ka nevojë për fitore të Nigerisë dhe më pas të mposhtet pikërisht Nigeria në ndeshjen e fundit të Grupit D.

/Telegrafi/