Telegrafi

Trajneri i Arbërisë, Morina: Llapi fitoi me mëritë, humbëm nga gabimet tona

Arbëria ka humbur me rezultat 2:0 nda Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Mentor Zhdrella dhe Ahmed Januzi realizuan për ekipin e Tahir Batatinës që fillon të frymojë më mirë tashmë pas këtij triumfi.

Duhet theksuar se mysafirët dështuan nga penalltia në pjesën e dytë, pasi që goditjen e Almir Kryeziut e priti ‘gardiani’ Steven Hoffman.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina për “Art Sport” ka thënë se Llapi e fitojë takimin me meritë.

“I uroj fitoren Llapit e fituan më meritë, mënyra së si e humbëm ndeshjen është pak e dhimbshme, pasi në dy gola që pësuam erdhe nga gabimet tona, sidomos kishim mundësi edhe të ngushtojmë epërsinë por që nuk e shfrytëzuam, dhe në fund edhe Llapi e fitoj takimin më meritë”, deklaroj Arbnor Morina. /Telegrafi/