Site icon Telegrafi

Trajneri 29 vjeçar që po rivalizon Bayernin dhe nuk ka pësuar asnjë humbje – është më i ri se 88 lojtarë të Bundeligas (Foto)

Julian Nagelsmann kishte krijuar stuhi në Gjermani kur ishte emëruar trajneri i skuadrës së Bundesligës, Hoffenheim me vetëm 28 vjet.

Ai ka lindur në vitin 1987, dhe është më i ri se 88 lojtar që luajnë në Bundesliga që janë më të vjetër se trajneri i Hoffenheim.

Hoffenheim nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë sinor dhe ka pesë fitore dhe katër barazime, me katër pikë më pak se lideri Bayern Munich.
Nagelsmann nuk ka qenë kurrë futbollist profesionist dhe ka luajtur vetëm me ekipet e të rinjve 1860 Munich dhe Augsberg.

Duke festuar një nga golat e Hoffenhaim

Trajneri gjerman kaloi në punën e trajnerit duke shkuar fillimisht te Augsburg me ekipin e të rinjve në vitin 2008, ku punoi tashmë me trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.

Lexo po ashtu Trajneri shfrytëzon dronin për stërvitje!

Ai kaloi te 1860 Munich sit trajneri i U-17 ku kaloi dy vite aty para të kaloi te Hoffenheim.

Pasi që e kaloi te U-17 një periudhë shumë të mirë, ai u bë asistent i ekipit të parë në vitin 2012.

29 vjeçar dhe trajner i Hoffenheim

Ai u bë asistenti i parë më i ri në histori ku si 25 vjeçar u bë pjesë e stafit te Frank Kramer në dhjetor të vitit 2012.

Lexo po ashtu Këto janë gjashtë skuadrat pa humbje në këtë kampionat, tri skuadra do t’ju befasojnë (Foto)

Pastaj ai mori drejtimin e skuadrës së Hoffenheim U-19, kur dhe bëri emër. Dhe krejt papritmas klubi në moshën 28 vjeçare e emëroi trajner të ekipit të parë.

Ai u bë trajneri më i ri në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version