Telegrafi

Trajneri 29 vjeçar që ‘kushton’ 400 milionë euro, vlen sa Ronaldo, Bale, Pogba dhe Higuain (Foto)

Dietmar Hopp, biznesmen i suksesshëm dhe pronari i Hoffenheim, ka thënë se trajneri i tij Julian Nagelsmann kushton 400 milionë euro.

Hopp, pronari i klubit të Bundesligës, në një intervistë të dhënë për Die Welt, ka thënë se trajneri i tij është në një nivel me trajner të mëdhenj si Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp dhe kush e do para skadimit të kontratës duhet të paguajë.

Me Nagelsmann, skuadra e Hoffenhaim është e vetja në Evropë pa humbje dhe renditet në vend të 3-të me gjashtë javë nga përfundimi i kampionatit.

Lexo po ashtu Trajneri 29 vjeçar që po rivalizon Bayernin dhe nuk ka pësuar asnjë humbje – është më i ri se 88 lojtarë të Bundeligas (Foto)

Ai ka lënë pas skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, Borussia Moenchengladbach, Bayer Leverkusen dhe Schalke.

Sensacion në Bundesliga

Kualifikimi direkt për në Ligën e Kampionëve është pothuajse një punë e kryer.

“Fakti është që ka edhe dy vite të tjera kontratë me ne dhe se ne duam që t’i bëjmë këta dy vitet më të kënaqshmit e mundshëm. Bayern, Dortmund apo kushdo tjetër mund të interesohet për atë… Për mua Nagelsmann është në të njëjtin nivel me Mourinho, Guardiola e Klopp. Për këtë arsye, çmimi për ta blerë menjëherë është plot 400 milionë euro”.

Një klub që e do këtë trajner mund të blejë katër lojtarë të klasit botëror.

I pëlqyer nga tifozët

Paul Pogba (105 milionë), që nga Juventus shkoi te Manchester United, Bale që nga Tottenham shkoi te Real Madrid për 101 milionë, Ronaldo, që nga Manchester United shkoi te Real Madrid për 94 milionë, dhe Higuain, që në verë la Napolin për Juventus që e pagoi 90 milionë.

Lexo po ashtu Ancelotti u befasua prej strategjisë së trajnerit 29-vjeçar të Hoffeinheimit

Të gjithë bashkë kushtojnë 390 milionë. Që do të thotë 10 më pak se vlera e Nagelsmann. /Telegrafi/