Site icon Telegrafi

Trajnerët e ekipeve 9z dhe Spirit përjashtohen nga turneu i CS:GO, PGL Antwerp Major

(Foto: HLTV)

Sergey “⁠hally⁠” Shavaev dhe Rafael “Zakk” Fernandes janë dy nga tre trajnerët e përjashtuar nga Majori i ardhshëm i CS:GO.

Të enjten, ESIC kishte publikuar një raport duke shpjeguar se është afër zbulimit të gjetjeve të saj, për përdorimin historik të defektit famëkeq nga trajnerët e ekipeve në lojë, ku 37 trajnerë u përjashtuan në shtator të vitit 2020, dhe që atëherë është vërtetuar se ka variante të tjera.

Në deklaratën e dhënë, ESIC deklaroi se do të përjashtonte disa trajnerë të ekipeve, duke përfshirë edhe tre pjesëmarrës të turneut PGL Antwerp Major, i cili do të fillojë më 9 maj.

Edhe pse ESIC ose PGL apo Valve ende nuk kanë dhënë emra të tre trajnerëve në fjalë, sipas HLTV është zbuluar se dy prej tyre janë trajnerët e ekipeve 9z dhe Spirit.

Trajneri i tretë besohet të jetë Luis “peacemaker” Tadeu, i ekipit Imperial, i cili, sipas një raporti nga Jaxon të lëshuar në prill, u ndesh me atë që ESIC identifikoi si variantin më serioz të defektit stërvitor që lejonte një trajner të lëvizte lirshëm në map.

Ekipet Spirit dhe 9z janë shprehur të zgjënjyer për ndalesat e trajnerëve të tyre, pasi këto ndalesa u vendosën një vit pas gjetjes së provave. /Telegrafi/

Exit mobile version