Trajneri i kombëtares së Islandës, Heimir Hallgrimsson ka folur pas barazimit ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Islanda ka arritur t’i befasojë të gjithë duke e ndalur me barazim Argjentinën, e cila shihet si njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës.
Ky barazim 1-1 është cilësuar si sukses i madh nga trajneri i Islandës Hallgrimson, pasi e sheh Argjentinën si një kombëtare e cila do të shkoj larg.
“Ky është një sukses i madh për Islandën dhe besoj se Argjentina do të shkojë shumë larg në këtë Kupë Botërore, kështu që është një rezultat fantastik për ne”, ka thënë fillimisht Hallgrimsson.
“Ne nuk mund t’u jepnim atyre shumë hapësirë, duke e ditur talentin që ata kanë”.
“Ata patën mundësi të mira, por ne arritëm t’i ndalim”.
“Ne donim të përdorim hapësirën pas tyre më shumë se ata – por është e vështirë kur nuk ke topin!”, përfundoi trajneri i Islandës.
Ndryshe, Argjentina dhe Islanda tani kanë nga një pikë në Grupin D, ndërsa Kroacia dhe Nigeria do të luajmë nga ora 21:00. /Telegrafi/