Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë misionin e tyre nëpër rrënojat e fluturimit 7C 2216 të Jeju Air, i cili u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut.
Aeroplani mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u rrëzua.
Dy anëtarë të ekuipazhit janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa 179 persona janë konfirmuar të vdekur, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Është katastrofa më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, e që rezultoi në humbjen e 228 jetëve.
Ekspertët njoftuan se pjesa e poshtme e aeroplanit – konkretisht, rrotat e përdorura për ngritje dhe ulje – dukej se nuk ishin vendosur plotësisht përpara uljes.
Por ajo që e shkaktoi këtë tragjedi është ende e paqartë.
Më poshtë gjeni tragjedinë të paraqitur në foto. /Telegrafi/