Site icon Telegrafi

Tragjedia e Emiliano Sala: Cardiff kërkon dëmshpërblim nga Nantes

Cardiff i ka kërkuar Nantes 95 milionë euro dëmshpërblim për ndarjen nga jeta të Emiliano Sala. Motivi? Dështimi për të transferuar argjentinasin, gjë që çoi skuadrën e Cardiff në një kategori më poshtë në vitin 2019.

Shuma e kërkuar do të diktohej edhe nga fakti se Cardiff vlerëson se ata kanë humbur para për sa i përket të drejtave televizive, reklamave dhe sponsorizimeve.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vijon të vlerësojë nëse klubi britanik duhet t’i paguajë Nantes 18 milionë eurot e rënë dakord për transferimin duke qenë se marrëveshja ishte arritur.

Lexo po ashtu Vdekja e Emiliano Salas, tashmë ka zyrtarisht një fajtor

Cardiff gjithashtu e konsideron Nantesin përgjegjës për vdekjen e Sala, pasi agjenti i tij Willie McKay vendosi të përdorë avionin e aksidentit tragjik në emër të tij.

Sala duhej të nënshkruante për Cardiffin në janar të vitit 2019, por vdiq në një aksident me avion në rrugën e tij për të finalizuar transferimin te skuadra angleze.

“Bluebirds” ranë nga liga e parë katër muaj më vonë, duke përfunduar dy pikë prapa Brightonit në vendin e 17-të dhe trajneri i klubit në kohën e vdekjes së Sala, Neil Warnock, kishte thënë se golat e sulmuesit mund t’i kishin ndihmuar ata për të mbetur në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version