Klubi i Arbër Zenelit, Stade de Reims ka marrë një lajm të hidhur sot, pasi mjeku i skuadrës ka bërë vetëvrasje.
Mjeku ishte i infektuar me coronavirus, e që nga frika se simptomat do të ishin të rrezikshme, ai i ka dhënë fund jetës së tij.
Bernard Gonzalez është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe të gjitha pistat çojnë te vetëvrasja, pasi prej disa ditësh ishte i izoluar bashkë me gruan e tij meqë ishte i infektuar nga pandemia botërore.
👔 Jean-Pierre Caillot : « Je suis abasourdi, prostré. (…) Sa mission au club de plus de 20 ans a été réalisée avec le plus grand professionnalisme, de manière passionnée et même désintéressée. C’est un drame qui nous frappe. »
L'hommage du Président : https://t.co/86mJedHBer
— Stade de Reims (@StadeDeReims) April 5, 2020
Presidenti i klubit, Jean-Pierre Caillot ka konfirmuar gjithçka për “Le Parisien”, duke rryer se si kishte ndodhur ngjarja.
“Ai ishte një njeri shumë i përkushtuar, një njeri i këndshëm. E di që ka lënë një letër ku shpjegon arsyet e vendimit të tij. Por nuk jam në dijeni të asaj që shkruan”, shpjegoi presidenti i klubit.
Skuadra franceze në anën tjetër i ka shprehur ngushëllime familjes rreth vdekjes shokuese të Gonzalez. /Telegrafi/
Médecin. Artiste. Stadiste.
Docteur Gonzalez.
💔 pic.twitter.com/Wlw6Bbr7gc— Stade de Reims (@StadeDeReims) April 5, 2020