Katër persona kanë humbur jetën, e tetë tjerë janë lënduar pasi u shemb një pjesë e urës në qytetin Edzou, në provincën qendrore të Kinës – Hubei, ka njoftuar policia e trafikut në këtë vend.
Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 15:36 minuta, kur një pjesë e urës u shemb që gjenden mbi një autostradë, transmeton Telegrafi.
Tre kamionë që ishin në urë kanë rënë, e një veturë është shkatërruar plotësisht nga shtyllat e betonit të urës.
Si pasojë e kësaj, është bllokuar trafiku duke bërë që në autostradë të ketë kolona kilometërshe.
Hetimet preliminare kanë treguar se kamioni me peshë tejet të madhe – pra mbi 198 tonelata, para se të përfundonte në tokë është ndarë në dysh. /Telegrafi/