Telegrafi

Trageti i pasagjerëve përplaset me tragetin e mallrave: 25 persona të vdekur

Ekipet e shpëtimit gjetën 25 trupa të vrarë në përplasjen e djeshme të një trageti pasagjerësh dhe një anijeje mallrash në lumin Shitalakshi, në jug të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Zyrtari i zjarrit dhe mbrojtjes civile, Ershad Hosain tha se ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pesë viktimave mbrëmë dhe 20 të tjerë sot.

“Shumica e trupave u gjetën brenda anijes së mbytur”, tha ai duke shtuar se disa ende mungojnë, raporton reuters.

Trageti ishte plot me njerëz që ktheheshin në shtëpitë e tyre pasi qeveria njoftoi se një “bllokim” për një javë do të hynte në fuqi nga sot, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e coronavirusit.

Bangladeshi raportoi një kërcim rekord ditor prej 7,087 infeksioneve me coronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 637,364 me 9,266 vdekje. /Telegrafi/