25 fshatra me 10 mijë konsumatorë do të përfitojnë nga investimi i rreth 180 mijë eurove të KEDS-it.
Bëhet fjalë për një transformator të ri i prodhuar në vitin 2015, që zëvendësoi transformatorin e vitetve të 70-ta.
Sipas Korab Zymerit, menaxher i KEDS-it për rele, trafostacinoni në Mazgit TS35/10Kv më heret kishte 2 transformator me nga 8 MVA ndërsa tani do të ketë 3 të tillë.
“Para disa javëve është vendosur një transformator i ri i cili furnizon me energji elektrike vetëm fabrikën e ujit në Shkabaj, ndërsa tash është duke u bërë zëvendësimi i transformatorit tjetër”, tha Zymeri.
Ai shtoi se nga ky investim do të përfitojnë rreth 25 fshatara të komunës së Prishtinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë.
“Me vendosjen e transformatorëve të rinjë do të rritet siguria e furnizimit me energji elaktrike dhe kualiteti i saj”, tha Zymeri.
Ndërsa Abdullah Duraku i cili ushtron veprimtarinë e serviserit të veturave shpreson shumë në investimin e KEDS-it.
“Rryma është e mirë, por shpresoj që pas vendosjes së trafos së re do të jetë edhe më e mire”, tha Duraku.
Duraku kishte një kërkesë për KEDS-in që t’i mundësohet qasja në shtyllë elektrike, sepse sipas tij ai rrymën e merr nga shtëpia e fqiut i tij.
Në po këtë nënstacion, para disa javësh KEDS kishte vendosur një megatrafo e destinuar vetëm për Fabrikën e Ujit në Shkabaj.
Me këtë investim ishin ndarë të kënaqur edhe zyrtarët e Kompanisë së KUR Prishtina. /Telegrafi/