Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ai tha se synimi i tij nëse merr besimin e prishtinasve është që ta bëjë kryeqytetin e vendit destinacion, e jo vetëm vend transit ku njerëzit vijnë për ta kryer një punë dhe ecin.
Çelaj shtoi se prioritet po ashtu do të jetë trafiku meqë nuk është bërë asgjë dhe qytetarët e kanë të vështirë ardhjen deri në shesh.
Ai po ashtu përmendi arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe bujqësinë si prioritet.