Site icon Telegrafi

A tradhton një mashkull Bricjap? Ç’mund të bëni për ta parandaluar

Bricjapi hyn tek shenjat e qeta, të ekuilibruara dhe të programuara. Rrallë herë do t’ju bëjnë të mendoni që s’janë besnikë ndaj jush, madje edhe nëse jeni prezent vetë në një situatë provokuese

Një burrë i shenjës së Bricjapit kërkon vlerësim për gjithë cilësitë e tij dhe kjo është këshilla numër një nëse e doni pranë vetes. E mira e tij është se nëse ndjen që diçka nuk shkon, më mirë të kërkon të ndaheni sesa të të tradhtojë.

Pesë shenja që burri i shenjës së Bricjapit, po tradhton:

1. Ai sillet sikur është fajtor për diçka.
2. Kalon më shumë kohë se zakonisht jashtë shtëpisë.
3. Mbyllet në vetvete dhe nuk flet shumë.
4. Do ta thotë menjëherë nëse ka diçka që s’i pëlqen.
5. Është i ftohtë me ty, por vazhdon të gjejë justifikime.

A është i prirur një mashkull i tillë të tradhtojë?

Zakonisht, jo! Tradhtia është cilësia e fundit që e përfaqëson këtë shenjë. Skenari i vetëm kur një Bricjap tradhton është atëherë kur ndjen se gjërat mes tij dhe partneres nuk po shkojnë sipas planeve.

Gjithsesi, edhe nëse kjo do të ndodhë, ai do të punojë shumë për t’i rregulluar gjërat mes jush para se të shkojë tek tradhtia. Mashkulli Bricjap do të luftojë të jetë me ty dhe nëse mendon se je e duhura për të, s’ka sy për asnjë tjetër.

Ky lloj burri i kushton vëmendje çdo gjëje që bën, shumë më tepër se shenjat e tjera të zodiakut. Kjo cilësi, pasqyrohet edhe në marrëdhënie.

Jeni të lidhur me një shenjë që mund të bëjë gjithçka, aq më tepër kur bëhet fjalë për veten e tij. Ai s’ndjen nevojën e askujt dhe s’është i etur për vëmendje.

Kjo do të thotë që nuk ka asnjë arsye për të shkuar tek një grua tjetër vetëm sepse ti ke kohë që “e ke lënë pas dore”.

Ky virtyt është për t’u vlerësuar sepse do t’ju bëjë të ndiheni të sigurta gjithë kohës.

Në rast se ndodh që një mashkull Bricjap t’ju tradhtojë, ai do të sigurohet të jetë diçka kalimtare, që nuk do të përsëritet më. Zakonisht tradhtitë e tyre janë me njerëz të panjohur, me të cilët nuk do të ndeshen më të nesërmen.

Herë pas here do ta shihni partnerin tuaj Bricjap të bëhet i ndjeshëm, shkruan Anabel. Nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë, dilemat në kokën e Bricjapit mund ta fusin në gjendje jo të mirë mendore.

Gjithsesi, ata janë njerëz që ecin me logjikë. Nëse ai tradhton, jo domosdoshmërisht do të thotë që nuk ju do më. Thjesht po noton në ujëra të tjera për të marrë emocion, por jo për t’u përfshirë.

Ç’mund të bëni ju për ta ndaluar?

Nëse doni që ai të qëndrojë gjatë pranë jush, analizoni me kujdes nevojat dhe objektivat e jetës së tij. Nëse ai e vë re që ju interesoheni për këto dhe lidhjen, s’do të heq dorë kurrë. Në të kundërt, do të kërkojë për dikë tjetër, që merr me seriozitet marrëdhënien dhe është gati të krijojë familje me të.

Herë pas here, mashkulli Bricjap e shtyn larg vetes partneren për pak kohë. Jo sepse nuk i intereson, por thjesht i shmanget përfshirjes së tepërt emocionale.

Ai ka nevojë për hapësirë. Respektojeni, duke i bërë të ditur që gjithsesi, jeni aty për të. /Telegrafi/

Exit mobile version