Site icon Telegrafi

Tradhtia forcon lidhjen

Çiftet të cilat arrijnë të tejkalojnë tradhtinë, harrojnë, ia falin partnerit dhe sërish ndërtojnë besimin, do të kenë lidhje më të fortë se përpara tradhtisë- thonë ekspertët e çifteve.

Një në katër persona, në një periudhës të jetës do ta tradhtojë partnerin, ka treguar një hulumtim i Universitetit të West of England, mirëpo sipas hulumtuesve, tradhtia nganjëherë mund të jetë e dobishme për lidhjen.

Rezultatet kanë treguar se çiftet të cilat kanë përjetuar tradhtinë kanë kaluar nëpër një proces të pikëllimit dhe vuajtjes, ngjashëm sikurse te vdekja e një personi të afërt, mirëpo pasi e kanë kaluar këtë dhimbje, lidhja e tyre ka qenë më e fortë se kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version