Nën emrin GT86 CS-R3 po vjen automjeti i Toytas për ‘rally’ i klasës S3, që do të niset në aksion në muajin e ardhshëm në Gjermani në kuadër të kampionatit WRC.
Versioni garues i kësaj veture ka motor katër cilindërsh prej 2.0 l që e ka rritur kalëfuqinë nga 197 në 240-250 KF.
Kjo është bërë përmes modifikimeve në elektronikën e motorit, rritjen e kompresionit dhe përmirësimin e boshteve.
Automjeti tërheq me rrotat e pasme, ndërsa përmban marsh me gjashtë shpejtësi dhe njëherësh është e kufizuar edhe bllokada e diferencialit.
Derisa pesha e Toyota GT86 normale është 1.275 kilogramë, versioni garues R3 peshon 1.080 kilogramë. /Telegrafi/